MPJ kërkon nga shqiptarët që jetojnë në Munich të rrinë brenda, ky është nr.telefonit

Aktuale

MPJ kërkon nga shqiptarët që jetojnë në Munich të rrinë brenda, ky është nr.telefonit

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 21:14
Foto nga vendi ngjarjes

 Pas sulmit që ndodhi pak më parë në Munich të Gjermanisë ku si pasojë ka edhe të vdekur, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës përmes një njoftimi ka kërkuar nga qytetarët kosovar që jetojnë në atë zonë, t’u shmangen lëvizjeve.

Ky është apeli i MPJ-së për qytetarët e Kosovës në Munich:

Njoftim per media i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës

MInistria e Puneve te Jashtme i keshillon te gjithe qytetaret e Kosoves qe ndodhen ne rajonin ku ka ndodhur sulmi ti shmangen levizjeve. MPJ po e percjell me shqetesim situaten dhe eshte informuar nga Konsullata jone ne Mynih se zona ku ka ndodhur sulmi eshte e banuar edhe me qytetare te Kosoves. MPJ ben thirrje te gjithe qytetareve te Kosoves ne ate zone ti lajmerojne familjet e tyre, dhe per informata tjera e ndihme te therrasin ne kete numer telefoni emergjent te Konsullates +491712818899

MPJ po e percjell situaten dhe eshte ne komunikim te vazhdueshem me misionet tona diplomatike dhe autoritetet gjermane. MPJ do t’iu mbaj te informuar per te gjitha zhvillimet.

Ju lutem, ta shpërndani!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat