Flet dëshmitari nga Kosova: Sulmuesi në Munih bërtiste “scheiss ausländer”

Aktuale

Flet dëshmitari nga Kosova: Sulmuesi në Munih bërtiste “scheiss ausländer”

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 23:11
Munih

Luani, si dëshmitar rasti thotë se një shok i tij që ka qenë afër njërit nga sulmuesit thotë se sulmuesi ka bërtiste "scheiss ausländer" (Vafshi në djall, azilant, të huaj) dhe se ka pasur te mbathura “cokulla të zeza” dhe të thella, pikërisht të tilla siç i mbajnë “skinheadsat” (neonazistët) dhe te djathtit të cilët urrejnë të huajt në Gjermani.

Pas shqiptarit nga Kosova, Enis Zulfaj i cili ka qenë dëshmitar i sulmit në qendrën tregtare të Munihut, është edhe kosovari tjetër, Luan Zeqiri që ka rrëfyer për tmerrin.

Ai duke folur për mediat gjermane, ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.

Luani, si dëshmitar rasti thotë se një shok i tij që ka qenë afër njërit nga sulmuesit thotë se sulmuesi ka bërtiste “scheiss ausländer” (Vafshi në djall, azilant, të huaj) dhe se ka pasur te mbathura “cokulla të zeza” dhe të thella, pikërisht të tilla siç i mbajnë “skinheadsat” (neonazistët) dhe te djathtit të cilët urrejnë të huajt në Gjermani.

Edhe më herët u raportua nga dëshmitarë të tillë se njëri nga sulmuesit derisa ka shtënë ka mallkuar dhe sharë të huajit.

Deri më tash numri i të vrarëve ka shkuar në tetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat