Ja çfarë dihet dhe çfarë nuk dihet për sulmet në Munih

Aktuale

Ja çfarë dihet dhe çfarë nuk dihet për sulmet në Munih

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 23:15
Munih

Munihu është në gjendje alarmante, pasi që një person ka gjuajtur me armë në një qendër tregtare, duke vrarë të paktën 9 persona dhe duke lënduar shumë të tjerë.

Çfarë dimë deri tash

-Të paktën 9 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar deri tani nga ky sulm. Policia po i referohet si sulm terrorist;

-Në orën 18:52 ka pasur të shtëna në një McDonald’s, pranë Qendrës Tregtare Olympia, në veri të kryeqytetit të Bavarisë;

-Një video që po qarkullon në internet shfaq gjuajtësin në parkingun në çati të qendrës tregtare;

-Një operacion i madh policor po ndodh në qytet. Policia thotë se është në ndjekje të tri personave të armatosur, që janë në arrati. Deri më tash, nuk ka të arrestuar;

-Policia thotë se të gjithë klientët tashmë janë larguar nga qendra tregtare;

-Qeveria gjermane ka krijuar një grup në përgjigje të krizës;

-Banorët e zonës janë këshilluar që të qëndrojnë në shtëpi, të i ikin vendeve publike dhe të ndezin televizionet dhe radiot e tyre;

-Stacionet e treneve dhe të transportit nëntokësor janë mbyllur për shkaqe sigurie, transmeton lajmi.net. Ngasësit e veturave janë këshilluar që të mos i përdorin autostradat, në mënyrë që policia dhe ambulanca ta kenë më të lehtë qarkullimin;

-Spitalet në Munich janë në gjendje emergjente gatishmërie;

-Policia nuk ka arritur që të konfirmojë raportimet për të paktën edhe 2 raste të tjera me të shtëna në qytet.

Çfarë nuk dimë deri tash

-Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe akoma nuk dihen motivet e sulmuesit;

-Akoma nuk është e qartë se sa sulmues kanë marrë pjesë në sulme dhe nëse sulmet kanë qenë të koordinuara e planifikuara më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat