A i mashtroi vrasësi i Munihut fëmijët në Facebook? Zbulohet një tjetër detaj

Aktuale

A i mashtroi vrasësi i Munihut fëmijët në Facebook? Zbulohet një tjetër detaj

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 08:42
McDonald në Munih

Policia gjemrane është duke hetuar një lajmërim të rreme në Facebook, ku thuhej se po ofrohej ushqim gratis në McDonald, në vendin ku një i armatosur i vrau 10 persona.

Policia gjermane i është referuar sulmit në qendrën tregtare Olympia si sulm terrorist. Në këtë sulm janë vrarë edhe dy shqiptare, Sabina Sulaj dhe Armela Segashi, shkruan Daily Mail.

Në orën 6:52 një i armatosur kanë shtënë me armë zjarri afër McDonaldit që gjendet në afërsi të qendrës tregtare Olympia, në zonën veriore të Moosach të kryeqytetit bavarez, Munich.

Është raportuar se terroristi ishte 18 vjeçar me prejardhje gjermano-iraniane. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat