Viktima e tretë shqiptare: Vritet edhe Dijamant Zabërgja nga Vushtrria!

Aktuale

Viktima e tretë shqiptare: Vritet edhe Dijamant Zabërgja nga Vushtrria!

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 08:51
Dijamant Zabërxha

Edhe një viktimë shqiptare në sulmin e mbrëmshëm në Munih të Gjermanisë. Në një njoftim të botuar në profilin e tij në Facebook, Baton Zabërgja ka njoftuar që ka vdekur djali i xhaxhait të tij Dijamant Zabërxha.

“Me pikëllim të thellë njoftoj familjarët, shokët, farefisin se djali i axhës tim Dijamant Zabërxha 21 Vjeçar u vra dje nëMinhen nga dora terroriste! O Zot na ndihmo”, ka shkruar në profilin e tij Baton Zabërgja.

Lajmi në fjalë nuk ka mundur të konfirmohet ende as nga përfaqësuesit diplomatik të Kosovës dhe as nga policia e Munihut të Gjermanisë.

Deri më tashti jozyrtarisht flitet për dy viktima shqiptare: Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe tashti edhe Dijamant Zabërgja.  Emrat e tre viktimave ende janë të pakonfirmuar nga organet policore gjermane dhe përfaqësuesit e Kosovës në Munih të Gjermanisë. 

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat