Haradinaj: Terrorizmi, e keqja më madhore që duhet luftuar të gjithë

Aktuale

Haradinaj: Terrorizmi, e keqja më madhore që duhet luftuar të gjithë

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 23 korrik 2016 Në ora: 13:06
Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjarët e të vrarëve në Mynih të Gjermanisë, nga sulmi i mbrëmshëm.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se të gjithë së bashku duhet luftuar terrorizmin, si të keqen më të madhe globale, transmeton Bota Sot.

“Mendimet dhe dhimbja ime për të gjithë që humbën jetën në sulmin terrorist në Munih të Gjermanisë. Ngushëllime familjeve të tyre.

Dhimbja e terrorit preku edhe familjet shqiptare që jetojnë në Gjermani.

Terrorizmi, qoftë i brendshëm apo global, është e keqja madhore me të cilën duhet të përballemi të gjithë së bashku, të bazuar në vlera humaniteti dhe vendosmëri.

RH”, ka shkruar Haradinaj./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat