Limaj për sulmin në Mynih: Sulm i egër

Aktuale

Limaj për sulmin në Mynih: Sulm i egër

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 23 korrik 2016 Në ora: 13:48
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj përmes një postimi në Facebook i ka shprehur ngushëllime familjeve të tre viktimave nga Kosova të cilët humben jetën gjate sulmit në Mynih të Gjermanisë.

"Sinqerisht ndaj dhimbjen time të thellë, me familjarët e viktimave të sulmit barbar në Mynih të Gjermanisë. Në këto momente tronditëse për Gjermaninë, për popullin gjerman, për familjet e viktimave të terrorizmit të egër, në veçanti për tri familjet shqiptare nga Kosova, familjen Sulaj, Segashi dhe Zabërgja, që nga ky sulm i egër, humbën më të dashurit e tyre. Ngushëllime!", ka shkruar Limaj në Facebook,

 Ndryshe në këtë sulm vdiqën tre shqiptarët nga Kosova Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe Dijamant Zabërgja,  përveç tyre kanë vdekur shtatë persona të tjerë dhe 27 janë të lënduar./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat