Tërnava: Sulmi në Munih vazhdimësi e atakimit të vlerave hyjnore e njërzore

Aktuale

Tërnava: Sulmi në Munih vazhdimësi e atakimit të vlerave hyjnore e njërzore

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 16:20
Naim Tërnava

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava ka thënë se sulmi i mbrëmshme në Munih të Gjermanisë është vazhdimësi e akteve terroriste që kanë për qëllim atkamin e vlerave hyjnore, humane e njerëzore.
 

Në një deklaratë për media Tërnava ka thënë se ndien dhembshuri me shtetin dhe popullin gjerman, të cilët në ndihmuan popullin e Kosovës në ditët më të vështira.

Tërnava gjithashtu është lutur për viktimat e këtij sulmi.

Deklarata e plotë e Tërnavës

Mbrëmë njerëzimi u përball edhe më një akt të rëndë terrorist, nga i cili pësuan qytetarë të pafajshëm. Sulmi në Munih është vazhdimësi e akteve terroriste që kanë për qëllim atakimin e vlerave hyjnore, humane e njerëzore, përmes dhunës, frikës e terrorit.

Kemi ndjesi e dhembshuri të veçantë me atakimin e Gjermanisë dhe popullit gjerman, ngase ne si popull e shtet tek Gjermania e gjermanët , në ditët tona më të vështira kemi gjetur mbështetjen, përkrahjen dhe ndihmën e pakursyer, që për ne është e paçmuar.

Në këto momente të rënda shpreh përkrahjen dhe mbështetjen time për autoritet gjermane, si dhe ngushëlloj familjet e viktimave, duke e lutur Zotin që të plagosurit të shërohen sa më parë.

Ngushëlloj e ndaj dhimbjen edhe me familjet e bashkatdhetarëve tanë, për humbjen e më te dashurve të tyre nga sulmi i mbrëmshëm.

Për më tepër, sulmi mbi Gjermaninë është atak mbi një vend e një popull që parandaloi krizën e refugjatëve, duke evituar njëkohësisht një katastrofë humanitare që trokiste në dyert tona.

Asnjë kompromis me terroristët, dhunuesit e barbarët. Uniteti veprues i botës së qytetëruar, të lirë e demokratike do e mposht edhe këtë të keqe me të cilën po përballemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat