Çollaku: U prefshin në paqe të rinjtë tanë

Aktuale

Çollaku: U prefshin në paqe të rinjtë tanë

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 23 korrik 2016 Në ora: 16:44
Bekim Çollaku

I tronditur nga sulmet e mbrëmshme në Mynih ka mbetur edhe Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku. Nga ky sulm mbeten 10 të vdekur dhe 21 të tjerë të lënduar.

“Me dhimbje të thellë po i përcjelli lajmet se ndër viktimat e këtij sulmi makabër janë edhe bashkatdhetar të rinjë”, është shprehur Çollaku.

Ja poshtimi i plotë:

“Jam jashtëzakonisht i tronditur nga sulmi terrorist në Mynih. Me dhimbje të thellë po i përcjelli lajmet se ndër viktimat e këtij sulmi makabër janë edhe bashkëatdhetar të rinjë. Sot i bashkangjitem familjeve në mendime dhe lutem që t’a përballojnë dhimbjen e thellë. Është ky edhe një rikujtim i kobshëm, dhe kësaj here që na prekë drejtpërdrejtë, që të gjithë së bashku duhet të luftojmë kundër radikalizmit dhe terrorizmit ndërkombëtar. U prefshin në paqe viktimat e këtij sulmi dhe të rinjët tanë jetërat e të cilëve u shuan në moshën e rinisë”, shkruan ai në Facebook. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat