Sulmuesi në Munih kishte planifikuar sulmin për një vit

Aktuale

Sulmuesi në Munih kishte planifikuar sulmin për një vit

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 16:21

Sulmuesi 18 vjeçar që vrau nëntë persona në Munih të Gjermanisë ditën e premte kishte planifikuar këtë sulm për një vit.

Zyra për Krime e Bavarisë ka thënë se ai e ka blerë pistoletën në mënyrë ilegale në internet, pistoletë të cilën e ka përdorur edhe gjatë këtij sulmi.

Në këtë sulm mbetën të vrarë nëntë, ku tre prej tyre ishin shqiptare nga Kosova persona derisa 35 të tjerë mbetën të plagosur

Sipas kësaj zyre, asnjëri nga viktimat nuk ishin shënjestruar specifikisht e as nuk ishin shokë të klasës të sulmuesit.

Politikanët gjermanë kanë bërë thirrje për kontrolle më të rrepta në shitjen e armëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat