50.000 qytetarë të Kosovës, janë larguar ilegalisht nga vendi

Aktuale

50.000 qytetarë të Kosovës, janë larguar ilegalisht nga vendi

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 24 korrik 2016 Në ora: 16:47
Foto nga arkiva

“Në këtë imazh dëshpërues për ekonominë e Kosovës ka ndikuar me të madhe edhe pushtimi i dhunshëm i veriut të vendit nga kolonistët dhe Serbia, të cilët i kanë bllokuar dhe shkatërruar asetet ekonomike të kombinatit Trepça. Zgjidhja e mundshme, e logjikshme dhe e preferueshme për ringjalljen e ekonomisë së Kosovës, por edhe ekonomisë familjare të shqiptarëve në përgjithësi, është tregu i përbashkët dhe institucionet e përbashkëta Kosovë-Shqipëri”, është shprehur analisti Kushtrim Gashi.

 Ndonëse nuk është në gjendje lufte, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të përbëjnë numrin më të madh të azilkërkuesve nëpër shtetet e Bashkimit Evropian.  Fundi i vitet 2014 dhe fillimi i vitit 2015 ishte periudha me valën më të madhe të qytetarëve të Kosovës të cilët shfrytëzonin Hungarinë si vend tranzit për të shkuar nëpër vendet e BE-së. Në atë kohë Kosova ishte në gjendje krize për shkak të moskonsolidimit të Qeverisë, ndërkaq qytetarët shpreheshin se varfëria dhe mungesa e perspektivës për të ardhmen në Kosovë, po i shtynë ata që të marrin rrugën e migrimit. Derisa përgjatë dy viteve, qytetarë të shumtë nëpërmjet politikave të Kosovës dhe Bashkimit Evropian janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre, një numër i madh i tyre vazhdojnë të qëndrojnë nëpër kampe të ndryshme të shteteve të BE-së, duke pritur të marrin statusin e azilantit.

Time Kadriaj, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një prononcim për gazetën, “Bota sot”,  ka thënë se gjendja e rëndë dhe mungesa e prespektivës, i ka shtyrë qytetarët që të largohen nga Kosova. “Vala e migrimeve ilegale viteve të fundit ka qenë shqetësuese për të gjithë. Humbja e shpresës për ndryshim pozitiv për jetën ka detyruar qytetaret ta marrin atë rrugë të vështirë. Shumë qytetarë kanë shitur edhe atë pak pasuri që e kanë pasur për sigurimin e parave për të marrë këtë rrugë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat