Rrëfimi i axhës se Dijamantit: E pritëm për pushime, po na vjen në arkivol

Aktuale

Rrëfimi i axhës se Dijamantit: E pritëm për pushime, po na vjen në arkivol

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 17:15
Naim Zabërgja, babai i Dijamantit që humbi jetën në Munih

Baki Zabërgja, axha i Dijamantit që humbi jetën në Munih, po pret miq, të afërm e dashamirë të cilët po shkojnë për t’i shprehur ngushëllime për humbjen e nipit.

I fortë, por jo pak i mërzitur, Bakiu po i pret e i përcjell ata, duke iu treguar për dashin që ai kishte për Diamantin.

Image
Baki Zabërgja, axha i Dijamantit që humbi jetën në Munih

Ai mëzi po priste qe Diamanti të vinte edhe këtë verë tek ai, siç vinte çdo verë tjetër, por një dorë vrasëse ia ndali pushim.

“Tash vjen në arkivol”, tha ai.

I lidhur shumë për nipin e tij, Bakiu kishte telefonuar shumë herë vëllain e tij, për ta pyetur nëse ai e familja ishin mirë.

Fillimisht, as vet babai nuk kishte dyshuar për vrasjen e Diamantit, duke menduar se ai ishte në banesën e tij.

Bakiu tregon se s’kishte fjetur pa u siguruar për vendndodhjen e Dijamantit. E, kur atij i ishin shuar shpresat se ishte gjallë, kishte ndalur telefonat që mos ta merrte lajmin për vdekjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat