Flet Bajram Hoti: Ja pse e hoqa fotografinë e Rugovës nga holli i Kuvendit

Aktuale

Flet Bajram Hoti: Ja pse e hoqa fotografinë e Rugovës nga holli i Kuvendit

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 24 korrik 2016 Në ora: 17:37
Bajram Hoti

Heqja e fotografisë së ish presidentit historik të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, nga holli i Kuvendit të cilin e bëri Bajram Hoti, i cili jeton në mërgim, ka ngjallur debate në opinion publik si dhe në rrethin politik.

I kontaktuar nga “Bota sot”, i shumë përfoluri Bajram Hoti, në lidhje me dëmtimin që ai i bëri fotografisë së presidentit Ibrahim Rugova nga salla e Kuvendit ka thënë së këtë veprim e ka bërë thjesht se i pengon.

Ai veprimin e tij është munduar të justifikojë se fotografia e presidentit thjesht i pengon.

“Thjesht me pengon që 10 vjet shiriti i zi në foto dhe në çfarë baze juridike ka të drejtë të mbahet aty! Unë nuk kam dëgjua se Kuvendi ka vendosë të vihet ai aty, por edhe nëse po atëherë përse me shirit të zi?”, ka shtuar Hoti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat