Hamiti: Sulmet vrastare janë rezultat i fanatizmave dhe injorancës fetare

Aktuale

Hamiti: Sulmet vrastare janë rezultat i fanatizmave dhe injorancës fetare

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 00:58
Xhabir Hamiti

Aktet vrastare në emër të fesë që po ndodhin çdo ditë në vende të ndryshme të botës islame, sipas profesorit të Fakultetit te Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, janë rezultat i fanatizmave, injorancës dhe urrejtjes së skajshme ndërsektare në vendet e Lindjes së Mesme”.

“Aktet vrastare ne Kabul, Irak, Siri si dhe në botën islame në përgjithësi, të cilat ditë e përditë po shuajnë jetëra të pafajshme të bashkëqytetarëve të vet, janë rezultat i fanatizmave, injorancës dhe urrejtjes së skajshme ndërsektare. Aq me keq, aktorët vrastarë pretendojnë se janë besimtarë të devotshëm e të sinqertë të Zotit si dhe pasues të denjë të të dërguarit të Tij”, shkruan Hamiti në llogarinë e tij në facebook.

“Kjo pjesë e botës, përderisa nuk i lirohet nga këto sëmundje sektare me orientime fanatik dhe radikal, nuk do të shoh ditë të mira dhe as që do të ketë të ardhme civilizuese e prosperuese”.

“Pikërisht për këtë, ne duhet të qëndrojmë sa më larg kësaj sëmundjeje epidemike, dhe në asnjë mënyrë të mos bëhemi pjesë e fanatizmave të verbër fetar, të cilat si në të kaluarën historike ashtu edhe sot, shoqëritë e këtij soj i kanë shpirë në humnerë të dhimbshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat