Siriani në Ansbach të Gjermanisë, aktivizoi bombën në çantë shpine

Aktuale

Siriani në Ansbach të Gjermanisë, aktivizoi bombën në çantë shpine

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 07:52
Foto nga vendi ngjarjes

Zëvendës shefi i policisë në Ansbach, Roman Fertinger, deklaroi se ka indikacione se “pjesë të metalit janë përdorur në këtë mjet shpërthyes”.

Dëshmitari  Thomas Debinski deklaroi se “kishte panik pas shpërthimit edhe pse disa menduan se ishte gazi që ka shpërthyer”.

“Pastaj personat duke u kthyer prapa thanë se kishte shpërthim nga një person me çantë”, i ka thënë ai televizionit Sky News.

“Pas asaj që ndodhi në Munih është shumë shqetësuese të mendosh se çfarë mund të të ndodhë afër teje në një qytet kaq të vogël”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat