Grabovci: Arbitrazh ndërkombëtar për Demarkacionin

Aktuale

Grabovci: Arbitrazh ndërkombëtar për Demarkacionin

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 08:25
Adem Grabovci

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka thënë se zgjidhja më e mirë do të ishte që të votohet demarkacioni me Malin e Zi, por duke ndjekur shembullin e Sllovenisë me Kroacinë.

Në një intervistë për Epoka e re, Grabovci ka thënë se Kosova dhe Mali i Zi duhet të akordohen që demarkacionin ta dërgojnë në arbitrazh ndërkombëtar.

“Demarkacioni duhet të votohet, pasi është një nga kushtet për liberalizimin e vizave. Por, pasi kemi kundërshtime nga opozita, me motivacionin se janë bërë lëshime në favor të Malit të Zi, të cilat dyshime i kam edhe unë, është krejt normale dhe nuk paraqet ndonjë sensacion apo ndonjë herezi, por një akt në favor të shëndetit demokratik, si të partive, po ashtu edhe të shtetit të Kosovës”.

“Mendoj se zgjidhja më e favorshme do të ishte që të votohet, por duke ndjekur shembullin e ish-republikave jugosllave (të Sllovenisë me Kroacinë), që kjo çështje të mbetet e hapur për rividim apo arbitrazhin ndërkombëtar”, ka thënë Grabovci. Ai ka pohuar se një precedent të këtillë e kanë ndjekur Kina dhe Filipinet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat