Media zvicerane: A dëshironte David S. të vriste vetëm shqiptarët dhe turqit?

Aktuale

Media zvicerane: A dëshironte David S. të vriste vetëm shqiptarët dhe turqit?

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 25 korrik 2016 Në ora: 08:47
Foto nga ngjarja

Agresorit të Mynihut David S. gjatë basitsjes në shtëpi ju gjetën libra që flisnin mbi vrasjen e fëmijëve, që ngrit akoma dyshimet se ishte kriminel dhe i sëmurë psiqik.

“Një miks nga sëmundjet psikologjike dhe problemet shkollore, që në fund përfundoi me dhjetë viktima,” shkruan në fillim media zvicerane Aargau Zeitung. Vetë policia gjermane vërtetoi ngjashmërinë dhe lidhjen mes sulmit të David S. dhe Andre Breivik që fiks para pesë viteve vrau 77 persona në Oslo dhe ishullin Otoja të Norvegjisë.

Ministri i brendshëm bavarez Joachim Herrman theksoi se 18 vjeçari kishte probleme me shkollën, ndërsa u potencua gjithashtu se ai përkundër origjinës iraniane pretendente se ishte “patriot gjerman” dhe kishte urrejtje ndaj të huajve arabë, turq dhe shqiptarë, përcjell botasot.info.

Thirrja e tij në Facebook dhe vrasje e tre turqve, tre shqiptarëve, një greku nga dhjetë viktimat duket si vepër i mirëpërgatitur dhe si qëllim kishte vetëm të huajt, shkruan në fund media gjermane./Bota sot

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat