Familjarët e tri viktimave shqiptare të Mynihut arrijnë në Kosovë

Aktuale

Familjarët e tri viktimave shqiptare të Mynihut arrijnë në Kosovë

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 12:13
Armela Segashi, Dijamant Zabërgja dhe Sabina Sulaj

Familjarët e tri viktimave shqiptare që humbën jetën nga sulmi me armë në Mynih kanë arritur nga Gjermania në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Aty janë bashkuar edhe me pjesën tjetër të familjes që jeton në Kosovë e të cilët po i prisnin më të dashurit e tyre pas rastit tragjik, ku një 18 vjeçar iraniano-gjerman, vrau Sabina Sulaj, Armela Segashin dhe Dijamant Zabërgjën, bashkë me gjashtë persona të tjerë.

Ndërsa trupat e pa jetë të tre të rinjve pritet të vijnë në Kosovë në orën 24:00, për t’u varrosur në atdhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat