”Vajtojmë për viktimat në Kabul siç vajtojmë për ato në Nice dhe Gjermani”

Aktuale

”Vajtojmë për viktimat në Kabul siç vajtojmë për ato në Nice dhe Gjermani”

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 12:15
Ruairi O’Connell

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka dënuar sulmet terroriste të cilat po marrin jetë të pafajshme njerëzish.

Përmes një statusi të tij në rrjetin social facebook, ambasadori Ruari, tha se njerëzimi i përbashkët është forca më e madhe por që secili duhet të bëjë një ndryshim për të arritur për ta luftuar terrorizmin.

‘’Ne vajtojmë viktimat në Kabul siç vajtojmë ato në Nisë dhe në të gjithë Gjermaninë. Njerëzimi ynë i përbashkët është forca jonë më e madhe. Por kjo është një ide e brishtë që ka nevojë për përforcim. Nëse duam t’i japim fund terrorit dhe urrejtjes, ne të gjithë mund të bëjmë diçka duke arritur tek një person i ri, dikush që normalisht nuk do të flasin për të, dikënd madje që nuk na beson apo nuk i besojmë. Secili prej nesh mund të bëjë një ndryshim.”, ka shkruar O’Connell.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat