Psikologët alarmojnë: Kriminelët e të sëmurët mendorë shfrytëzojnë momentin

Aktuale

Psikologët alarmojnë: Kriminelët e të sëmurët mendorë shfrytëzojnë momentin

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 25 korrik 2016 Në ora: 14:56
Pamje nga sulmi në Ansbach

Sulmet barbare që kanë pushtuar Gjermaninë ditëve të fundi, sipas psikologëve nuk është rastësi dhe kjo duhet të analizohet mirë. Würzburg, München, Ansbach, që u goditën me sulme ditëve të fundit, për psikologun Jens Hoffmann, ka një shpjegim.

“Personat që kalojnë krizë psikologjike ose kriminelët, që e mendojnë prej kohësh për një sulm të tillë, shohin një efekt të madh për ta konkretizuar. Ata thonë me vete: tani do e bëj edhe unë,” tha Hoffmann nga Instituti i Psikologjisë në Darmstad, njofton dpa, përcjell botasot.info. “Kjo dinamikë e radikalizimit individual ka cilësi të reja.”

Sipas informacioneve të deritanishme, asnjë agresor i sulmeve të fundit nuk ka qenë pjesë e rrjeteve terroriste./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat