Çela: 37 banorë pranuan që tokat e tyre të mbesin në Mal të Zi

Aktuale

Çela: 37 banorë pranuan që tokat e tyre të mbesin në Mal të Zi

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 18:55
Tomor Çela

Profesori i Gjeografisë, Tomor Çela, që beson se Komisioni qeveritar për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi e ka kryer punën si duhet, ka ofruar disa fakte që, sipas tij, tregojnë që ky demarkim është në rregull dhe se Kosova nuk humb tokë.

Ai, në emisionin InfoBox, tregon se faktet përputhen me hartat e vitit 1974, mbi të cilën është bazuar edhe komisioni.

Çela foli edhe për territorin e vendit si dhe specifikisht të Komunës së Pejës, për të cilën thotë se është po ai i njëjti.

Madje, ai përmend edhe fshatin Haxhë që thotë se ka të njëjtin territor, prej pesë kilometra e gjysmë.

Lidhur me pikën e Çakorrit, që për shumë është brenda territorit, Çelaj thotë se në shumë harta kjo është në territor të Kosovës, por ka më shumë harta të tjera që e dëshmojnë të kundërtën. Madje, ai citoi edhe raportin e Qeverisë ku thotë se janë 37 qytetarë që tregojnë se pronat e tyre janë pajtuar që t’u mbeten në Mal të Zi.

Çelaj, duke përmend Gjykatën e Arbitrazhit, tha se kjo nuk do të merrte parasysh hartat topografike, sepse tani më janë të pabesueshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat