RTK në gjendje të jashtëzakonshme, drejtori: Zot ndihmona!

Aktuale

RTK në gjendje të jashtëzakonshme, drejtori: Zot ndihmona!

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 00:40
RTK pas vërshimeve

Radio Televizioni i Kosovës pas reshjeve të shiut është në gjendje të jashtëzakonshme. Kështu ka bërë të ditur drejtori i mediumit publik, Mentor Shala.

Reshjet e mëdha të shiut kanë bërë që RTK-ja të vërshohet nga uji në ambientet e brendshme. Kjo ka shkaktuar edhe ndërprerje të programit në RTK1, ndërkaq RTK2 dhe RTK3, janë duke transmetuar arkiva, pasi stafi është evakuuar nga objektet.

Shala ka kritikuar institucionet për këtë gjendje të televizionit publik të Kosovës.

“Kjo situate tregon me se miri se ne çfar gjendje institucionet e vendit e kane lene Transmetuesin Publik. Edhe pse me dhjetra here kemi bere thirrje per zgjidhjen e prones se RTK, nuk ka pasur as me te voglin hap per zgjidhjen e ketij problemi”, ka shkruar ai në facebook.

Krejt në fund ai bën një lutje: Zot ndihmona!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat