Sot varrosen dy shqiptarët nga Kosova që humbën jetën në Munich

Aktuale

Sot varrosen dy shqiptarët nga Kosova që humbën jetën në Munich

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 07:18
Foto nga sulmi në Munih

Trupat e dy të rinjve nga Kosova, të cilët ranë viktima të terrorit në Munich të Gjermanisë, do të varrosen sot në Kosovë.

Diamant Zabërgja  21 vjeçar do të varroset në varrezat e fshatit Ropicë të Vushtrrisë në orën 14:00 të martes.

Ndërsa viktima tjetër e sulmit të tmerrshhëm në Munich, Armela Segashi  14 vjeçare, do të prehet në varrezat e qyteti të Podujevës, në orën 17:00.

Diamat Zabërgja, Armela Segashi si dhe Sabina Sulaj janë tre shqiptarët të cilët u vranë të premten në Munich të Gjermanisë, nga gjermano-iraniani Ali Sonoboly i cili përveç tyre vrau edhe 6 persona dhe plagosi 26 të tjerë.

Me rastin e kësaj tragjedia Kosova dje ka mbajtur ditë zie, ndërsa në orët e mbrëmjes kanë ndezur edhe qirinj në shenjë kujtimi për humbjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat