AGK kërkon të sigurohen punëtorët e RTK-së pas vërshimeve

Aktuale

AGK kërkon të sigurohen punëtorët e RTK-së pas vërshimeve

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 12:25
Vershimet

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar nga institucionet përkatëse që t' sigurojë kushte adekuate për punë punonjësve të RTK-së, pas vërshimeve të mbrëmshme në këtë medium.

AGK thotë se ka pranuar me shqetësim raportimet se gazetarët e Radio Televizionit të Kosovës janë përballur me rrezik, natën e mbrëmshme për shkak të kushteve të rënda atmosferike.

“Kërkojmë nga institucionet përkatëse që të sigurojnë kushte adekuate për punë për të gjithë gazetarët e mediumit publik. Është e papranueshme që kolegëve tonë gazetarë t’iu rrezikohet jeta për shkak të vërshimit nga uji dhe rënies në kontakt me kabllot e energjisë elektrike”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK-ja ka kërkuar gjithashtu nga menaxhmenti i RTK-së që të angazhohet më shumë për t’i evituar këto rreziqe.

“Poashtu të gjitha institucionet përgjegjëse duhet të angazhohen në gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme e cila u garanton kushte adekuate për punë të gjithë punëtorëve të Televizionit Publik”, thuhet në fund të reagimit të AGK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat