Dijamant Zabërgjës e Armela Segashit, u jepet lamtumira e fundit

Aktuale

Dijamant Zabërgjës e Armela Segashit, u jepet lamtumira e fundit

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 14:26
Pamje nga varrimi i Armela Segashit

(E plotësuar) -  Sot iu është dhënë lamtumira e fundit, Dijamant Zabërgjës dhe, të vrarë nga sulmi në Mynih të Gjermanisë. Ky sulm nga familjarët është cilësuar si akt barbar, që u ka shkaktuar dhimbje të mëdha. Megjithatë, shumë qytetarë dolën të ndajnë peshën e dhimbjes bashkë me familjarët.

Për t’i dhënë lamtumirën e fundit Dijamantit, në varrezat e fshatit Ropicë të Komunës së Vushtrrisë, përveç familjarëve, ishin mbledhur edhe qytetarë të shumtë, të cilët bashkëndjejnë dhimbje me familjarët e tij.

Familjarët e tij, sulmin në të cilin humbi jetën 21 vjeçari e kanë cilësuar si akt barbar, që u ka shkaktuar dhimbje të mëdha. Ymer Zabërgja tha se ky akt barbar që preki të gjithë zemrat e njerëzve paqedashës.

Zabërgja: Akti barbar që preki të gjithë zemrat e njerëzve paqedashës

“Një akt barbar që ka ndodhur në Mynhen prek zemrat dhe shpirtrat e gjithë shqiptarëve por jo vetëm shqiptarëve por mbarë njerëzimit paqedashës, kjo tregon se shpirti paqedashës është ai që bashkon njerëzit në momente të tilla dhe falënderojmë edhe një herë të gjithë për pjesëmarrje dhe për ndarjen e pikëllimit bashkë me neve “, tha ai.

Përveç familjarëve e qytetarëve të shumtë, në varrim kanë marrë pjesë edhe krerë institucional, të cilët e kanë cilësuar vdekjen e të rinjve kosovar si tragjike.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se bashkëndjen dhimbje me familjarët.

Ahmeti: Tragjedi e vështirë për t’u kaluar

“Ky sulm i një të çmenduri që morri të gjitha këto jetëra, përfshirë edhe tre të kombësisë shqiptare, na ka prek të gjithë neve. Sot kemi këtu të qëndrojmë pranë familjes të iu ndihmojmë për ta kaluar këtë vështirësi edhe pse ndoshta edhe gati e pa kalueshme këtë tragjedi për një djalë në këtë moshë kaq të re“, tha ai.

I pranishëm në varrim ishte edhe ministri i Diasporës, Valon Murati, i cili tha se ngjarja në Mynih ishte tragjike, sidomos për familjarët e viktimave.

Me lot në sy e pikëllim në fytyrat e familjarëve dhe miqve, iu dha lamtumira e fundit edhe 14 vjeçares, Armela Segashi, e cila po pushon në varrezat e Komunës së Podujevës. Aty ishte edhe familja Zabërgja për t’i qëndruar afër familjes Segashi. Njëjtë edhe familja Segashi ka marrë pjesë në varrimin e Dijamantit që është bërë në orën 14:00.

Përveç qytetarëve të shumtë në varrim ishin edhe zyrtarë të institucioneve të Kosovës, deputetë dhe figura tjera politike.

Ministri i Diasporës, Valon Murati tha se dora kriminele e një njeriu e lidhur me një atmosferë të rënd të terrorit të vazhdueshëm që ka kapluar këto ditë botën, bëri që këta të rinjë tonë sot në atdhe t’i presim ndryshe.

Murati: Këtë peshë të dhimbjes ta ndajmë të gjithë ne

“Këtë peshë të dhimbjes ta ndajmë të gjithë ne dhe mos t’i mbetet kjo vetëm familjeve. Me ankth vazhdojë t’i përcjelli lajmet kur ka sulme të tilla sepse ne kemi një diasporë të madhe, kemi bashkatdhetarë me qindra mira që janë nëpër të gjitha anët e botës“, tha ai

Kurse, vëllau i Armelës, Arbnori tha se do mundohen të bëhen të fortë, më së shumti për nënën dhe babin e tij.

Segashi: Po bëhemi të fort

“E kemi vështirë por po duhet të bëhemi të fort nga baba dhe nëna . E kemi mbështetjen nga çdo shqiptarë dhe dua t’i falënderojë që na kanë shprehur ngushëllime “, tha Segashi.

Ndryshe, Dijamant Zabërgjës dhe Armela Segashit, janë viktima të sulmit terroristë në Mynih, ku janë vdekur nëntë persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Image

***

Familjarë, miq e qytetarë të shumtë janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit njërës nga viktimat e sulmit në Mynih, Armela Segashi nga Podujeva.

Trupi i pajetë i Armelës është nisur nga shtëpia e saj në Podujevë për në varrezat e qytetit, ku edhe do të mbahet varrimi nga ora 17:00.

Po ashtu, sot është varrosur edhe Dijamant Zabërgja, të cili iu dha lamtumira e fundit në fshatin Ropicë të Vushtrrisë.

Image
Dijamant Zabërgjës i jepet lamtumira e fundit

Kufoma e 21 vjeçarit, Dijamant Zabërgja, i cili u vra nga sulmi në Mynih të Gjermanisë, tashmë po pushon në varrezat e fshatit Ropicë të Komunës së Vushtrrisë.

Për t’i dhënë lamtumirën e fundit Dijamantit, përveç familjarëve, ishin mbledhur edhe qytetarë të shumtë, të cilët bashkëndjejnë dhimbje me familjarët e tij.

Image

Familjarët e Dijamant Zabërgjës, njërit nga tre viktimat shqiptare, që u vranë në sulmin e Mynihut, bashkë me shumë qytetarë të tjerë janë drejtuar për në varrezat e fshatit Ropicë të Vushtrisë, për ta përcjellur 21 vjeçarin për në banesën e fundit.

 
Image

Arkivoli me trupin e pajetë të Dijamantit arrit në mesnatën e së martës në Kosovës bashkë me trupin e Armela Segashit, 14 vjeçarja që po ashtu u vra nga 18 vjeçari gjermano-iranian.

Ceremonia mortore e 21 vjeçarit ka filluar në orën 14:00, ndërsa Armela Segashi varroset në orën 17:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat