Limaj reagon ashpër ndaj kërkesës së Ambasadës turke, e quan lajm shokues

Aktuale

Limaj reagon ashpër ndaj kërkesës së Ambasadës turke, e quan lajm shokues

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 16:22
Fatmir Limaj

Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj kërkesës së Ambasadës së Turqisë drejtuar Qeverisë së Kosovës që të bëjë ndjekje ligjor ndaj gazetarit Berat Buzhala.

“Në disa media vendore dhe ndërkombëtarë është publikuar lajmi se Ambasada e Republikës së Turqisë në Prishtinë ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndjekje ligjore për gazetarin Berat Buzhala, për shkak të komenteve dhe analizave të tij rreth zhvillimeve të fundit në Turqi”, ka shkruar Limaj faqen e tij zyrtare në Facebook.

Sipas, Limajt ky lajm është s shokues dhe veprim i papresedant. Ai gjithashtu kërkon nga Qeveria që sa më parë të deklartohët nëse ky lajmë është i vërtetë, apo jo.

“Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që sa më parë të deklarohet se a është i vërtet ky lajm dhe kjo kërkesë e Ambasadës Turke dhe poashtu kërkoj që Qeveria jonë sa më parë të tregoj se cila ka qenë përgjegja e Kosovës në raport me këtë kërkesë”, shkruan ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat