Reforma, peng në duart e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar

Aktuale

Reforma, peng në duart e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar

Ridvan Emini Nga Ridvan Emini Më 26 korrik 2016 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

“Reforma e fundit në gjykata dhe në prokurori është bërë me vonesë, mirëpo mund të themi lirisht se konsiderohet e suksesshme. Por, problemi nuk qëndron vetëm aty, ai gjendet në mesin e gjyqtarëve të korruptuar dhe prokurorëve të korruptuar, të cilët duke neglizhuar punën e tyre dhe duke zhvatur lëndët e caktuara kanë bërë që të mos ketë një besueshmëri në këto institucione. Kjo pa dyshim se ka ndodhur për interesa të caktuara të disa individëve dhe për shkak të ndërhyrjes së individëve nga politika në këto institucione”, është shprehur Arta Halimi.

Ligji për gjykatat, që është botuar në gazetën zyrtare në vitin 2010, kishte paraparë ndryshime të strukturës organizative të gjykatave të atëhershme. Me të ishte paraparë që disa nga nenet që kanë të bëjnë me ristrukturim, të hyjnë në fuqi më 1 janar 2013. Andaj, të gjitha gjykatat për kundërvajtje, ato komunale dhe të qarkut ishte paraparë që të bashkohen në një të vetme – në gjykatën themelore, gjë që ekziston aktualisht. Po ashtu, ishte paraparë që të ketë vetëm një gjykatë të Apelit dhe një gjykatë Supreme. Gjykata Themelore pra, ka marrë nën kompetencën e saj kompetencat e gjykatës për kundërvajtje, asaj komunale dhe asaj të qarkut. Pra, nga dënimet që arrijnë nga 5 vite burgim deri tek ato që arrijnë në 40 vite burgim. Asokohe shumë gjyqtarët shprehen, se po hyhet në një reformë për të cilën nuk janë të sigurt se si do të rrjedh. Mirëpo, pasi që shumë lëndë janë grumbulluar nëpër gjykatat e Kosovës, është mese e nevojshme që të rritet numri i gjyqtarëve në vend si dhe paralelisht të arrihen të kryhen lëndët e viteve të kaluara dhe atyre të reja. Ndërsa sa i përket prokurorisë ky institucion konsiderohet pak më stabil krahasuar me gjykatat, mirëpo edhe ky institucion ka nevojë që t’i nënshtrohet një reforme të thellë, si në rrafshin strukturimit po ashtu edhe në atë kadrovike.

Në pyetjen e gazetës drejtuar KGJK-së dhe KPK-së lidhur me atë se a janë të gatshme këto institucione që t’i hyjnë një reforme strukturore organizative dhe kadrovike, nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga to. Ndërsa politologu z.Nexhmedin Mustafa i kontaktuar nga gazeta është shprehur se pushteti i tretë në vend gjyqësori, deri më tani ka dështuar plotësisht: “Në fakt drejtësia në Kosovë është e dështuar. Rastet që presin në gjykatat tona për vite me radhë e që në të vërtet dihet saktë kush është pronari e kush uzurpuesi, presin me vite të tëra për tu zgjidhur.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat