Shumë qytetarë në varrimin e Armelës

Aktuale

Shumë qytetarë në varrimin e Armelës

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 17:07
Pamje nga varrimi i Armela Segashit

(E plotësuar) - ?Me lot në sy e pikëllim në fytyrat e familjarëve dhe miqve, iu dha lamtumira e fundit 14 vjeçares Armela Segashi, e cila është vrarë të premten që shkoi në një sulm terrorist në Munih të Gjermanisë.

 Në këtë sulm është vrarë edhe Dijamant Zabërgja, 21 vjeçari i cili sot është varrosur në vendlindjen e tij në fshatin Ropicë të Vushtrrisë.

Në Podujevë në varrimin e Armelës ishte edhe familja Zabërgja për t’i qëndruar afër familjes Segashi.

 Njëjtë edhe familja Segashi ka marrë pjesë në varrimin e Dijamantit që është bërë në orën 14:00.

Përveç qytetarëve të shumtë në varrim ishin edhe zyrtarë të institucioneve të Kosovës, deputetë dhe figura tjera politike.

Image

***

Familjarë, miq e qytetarë të shumtë janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit njërës nga viktimat e sulmit në Mynih, Armela Segashi nga Podujeva.

Trupi i pajetë i Armelës është nisur nga shtëpia e saj në Podujevë për në varrezat e qytetit, ku edhe do të mbahet varrimi nga ora 17:00.

Po ashtu, sot është varrosur edhe Dijamant Zabërgja, të cili iu dha lamtumira e fundit në fshatin Ropicë të Vushtrrisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat