Vazhdojnë gërmimet të kampusi i UP-së

Aktuale

Vazhdojnë gërmimet të kampusi i UP-së

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 10:27
Pamje nga gërmimet

(E plotësuar) - Kanë filluar gërmimet në kampusin universitar të Universitetit të Prishtinës, vend ky në të cilin po dyshohet për varrezë masive.

Gërmimet janë duke vazhduar ndërkohë që nuk dihet se sa kohë do të zgjasë kjo procedurë, për shkak se kohëzgjatja e tyre do të varet më shumë nga vendi se ku do të bëhet gërmimi.

Dyshimet për varrezë masive, vazhdojnë gërmimet në kampusin universitar

Në kampusin universitar, në pjesën prapa rektoratit, ku po dyshohet për varrezë masive, kanë filluar gërmimet sot.

Prenk Gjetaj nga Komisioni Qeveritar për Persona të zhdukur ka thënë se kanë filluar gërmimet lidhur me dyshimin për mbetje mortore që nga lufta e fundit në Kosovë.

Përmes telefonit, Gjetaj ka thënë se akoma nuk dihet sa do të zgjasin gërmimet, pasi një gjë e tillë varet edhe nga vendi që gërmohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat