Ambasadori Gashi i dorëzoi letrat kredenciale presidentit francez

Aktuale

Ambasadori Gashi i dorëzoi letrat kredenciale presidentit francez

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 11:38
Ambasadori Qëndrim Gashi, Presidenti i Francës François Hollande

Ambasadori i Republikës së Kosovës, Qëndrim Gashi, i dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti i Republikës Franceze, z. François Hollande.

Në pallatin Elysée në Paris, Ambasadori i Republikës së Kosovës, Qëndrim Gashi, i dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti i Republikës Franceze, z. François Hollande.

Pas dorëzimit të letrave, Ambasadori Gashi bisedoi me Presidentin Hollande për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve. Ndër çështjet e diskutuara ishin solidariteti i plotë i Kosovës me Francën, kontributi pozitiv rajonal i Kosovës, vazhdimi i mbështetjes për Kosovën si dhe avancimi i mëtejmë i raporteve Kosovë-Francë në të gjitha fushat dhe nën një perspektivë euroatlantike.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat