Kërkesat e studentëve që i miratoi Senati i UP-së

Aktuale

Kërkesat e studentëve që i miratoi Senati i UP-së

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 13:54
Pamje nga mbledhja e djeshme e Senatit të UP-së

Kërkesat e studentëve për afate të provimeve dhe kushtet për kalim të vitit janë miratuar pjesërisht nga Senati i Universitetit të Prishtinës.

Një prej pikave të rendit të ditës të mbledhjes së djeshme të Senatit të Universitetit të Prishtinës ishte edhe një listë me kërkesa e Parlamentit Studentor.

Ndër kërkesat ishte edhe lejimi i afateve të parregullta për provime, në prill dhe tetor, për të cilën u vendos një metodë e re.

Kërkesa tjetër kishte të bënte me kushtin për kalimin e viteve.

Parlamenti Studentor kërkonte që për kalimin e vitit të parë kusht të jetë 70 për qind e provimeve të dhëna, 50 për qind për vitin e dytë dhe 40 për qind për vitin e tretë.

Senati në bazë të vërejtjeve nga dekanët e fakulteteve të ndryshme vendosi unanimisht që kushti për kalim të viteve të jetë më së shumti dy provime të pakaluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat