Tmerri në Normandi, momenti kur policia largon murgeshën nga kisha ku u vra prifti

Aktuale

Tmerri në Normandi, momenti kur policia largon murgeshën nga kisha ku u vra prifti

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 14:09
Momenti i largimit të murgeshës

Ky është momenti kur policia në Franceze shoqëron një murgeshë jashtë kishës, ku pak ditë më parë u vra një prift nga dy terroristë të ISIS.

18-vjeçari Adel Kermiche dhe një bashkëpunëtor i tij, hynë në kishë dhe morën peng të pranishmit, ndërsa therën priftin 86-vjeçar, At’ Jacues Hamel, ndërsa e filmonin të gjithë ngjarjen.

Një dëshmitare e pranishme në kishë kur ndodhi ngjarja, ka deklaruar se ata e detyruan bashkëshortin e saj të filmonte me një telefon celular, ndërsa ata vrsinin priftin.

Ndërkaq, një nga miqtë e afërt të 18-vjeçarit Kermiche, deklaroi tek autoritetet Franceze se e kishte paraljmëruar policinë për radikalizimin e tij, dhe se Kermiche ishte arrestuar një vit më parë, nërsa përpiqej të largohej drejt Sirisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat