Shtypshkronja austriake fiton gjyqin me Kosovën, duhet paguar dënim milionësh

Aktuale

Shtypshkronja austriake fiton gjyqin me Kosovën, duhet paguar dënim milionësh

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 15:31
Ilustrim

Shtypshkronja shtetërore austriake “AG Staatsdruckerei” ka fituar një gjykim ndërkombëtar lidhur me vonesat në pagesa dhe ndërprerja e padrejtë e kontratës nga Republika e Kosovës.

Në shkurt të vitit 2013 Shtypshkronja Shtetërore e Austrisë kishte ngritur padi në gjykatën e Odës Ndërkombëtare Ekonomike në Paris kundër Republikës së Kosovës. Arsye e ngritjes së padisë ishin pagesat e pakryera rreth prodhimit të pasaportave biometrike, sikurse kërkesa për kompensim për shkak ndërprerjes së parakohshme të kontratës nga ana e Republikës së Kosovës, thuhet në këtë vendim.

Gjykatat ka vendosur që Shtypshkronjës t’i paguhet kompensimi prej 4.996 milionë eurosh nga Republika e Kosovës.

Kosova ka të drejtë ta ankimojë vendimin dhe duhet ta bëjë këtë brenda afatit 14 ditor që nga data e shpalljes së vendimit.

Rasti i shtypshkronjës austriake lidhet edhe me procesin gjyqësor të dy personave të shumë përfolur kohëve të fundit për krim të organizuar siç ishte përfaqësuesja e kësaj kompanie në Kosovë, Natali Veliaj.

Në një aktakuzë të ngritur në Gjykatën Themelore të Prishtinës, thuhet se Natali Veliaj dhe Fisnik Blakaj themeluan e udhëhoqën grupin kriminal ku bënin pjesë edhe Betim Blakaj, Nazmi Thaçi, Ergyn Dogan dhe Imer Fazlia. Jakup Blakqori, Sefedin Shala dhe Hashim Shala.

Grupi akuzohej për përfshirje në krim të organizuar në rastin e skandalit të kontratës së furnizimit me pasaporta të Ministrisë të Punëve të Brendshme nga kompania austriake OESD.

Shtetasja gjermane Natali Velija, e pandehura kryesore në këtë çështje fillimisht akuzohej për nëntë vepra të ndryshme penale duke përfshirë krimin e organizuar, pastrimin e parave, vjedhjen e rëndë, mashtrimin, shmangien nga tatimi, shpërdorimin, keqpërdorimin e besimit, falsifikimin dhe rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat