S’ka mbetje mortore te Kisha Ortodokse

Aktuale

S’ka mbetje mortore te Kisha Ortodokse

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 16:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton opinion se pas përfundimit të gërmimeve vlerësuese në hapësirën e kampusit të Universitetit të Prishtinës edhe për pikën e tretë dhe të fundit si vend i dyshuar për mbetje mortore, për dy ditë me radhë, me 27 dhe 28 korrik sipas urdhëresës së Prokrurorisë SRK me nuk janë gjetur mbetje mortore.

“Në ekzekutimin e urdhëresës së lartcekur kanë marrë pjesë; Departamenti i Mjekësisë ligjore (DML), Njësia Hetimore për Krime Lufte dhe Persona të Zhdukur (NJHKLPZH) dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZH), po ashtu ka asistuar edhe Komuna e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

 Prokuroria konfirmon se gërmimet vlerësuese në hapësirën e kampusit të Universitetit të Prishtinës, sipas urdhëresës se lartëcekur mbarojnë sot.

 “Çdo informacion të ri, në çdo lokacion, PSRK-ja do ta vlerësoj në përputhje me kërkesat ligjore, e pastaj do të veprohet sipas kompetencave dhe obligimeve që ka Prokurori i Shtetit. Informacionet mund të përcillen në sektorin e hetimit të krimeve të luftës dhe personave të zhdukur pranë policisë së Kosovës dhe të EULEX-it, ose drejtpërsëdrejti në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat