Veseli: Kosova përherë do të jetë krenare për miqësinë me SHBA-në

Aktuale

Veseli: Kosova përherë do të jetë krenare për miqësinë me SHBA-në

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 28 korrik 2016 Në ora: 17:16
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë pjesë në Konventën e Partisë Demokratike të SHBA-së ku Hillary Clinton ka shpallë kandidaturën për presidenten e parë Amerikane.

Veseli ka thënë se Hillary Clinton, por edhe tërë kombi amerikan, në etapa të ndryshme të historisë kanë treguar se janë miq dhe aleat të shqiptarëve gjithandej ku jetojnë.

“Pjesëmarrja në Konventën e Partisë Demokratike të SHBA-së ishte një përvojë e jashtëzakonshme, pasi mikja e madhe e Kosovës, zonja Hillary Clinton bëri historinë, duke u bërë kandidatja e parë femër për presidente të Shteteve të Bashkuara. Zonja Clinton, por edhe tërë kombi amerikan, në etapa të ndryshme të historisë kanë treguar se janë miq dhe aleat të shqiptarëve gjithandej ku jetojnë. Vendi ynë do të jetë përherë krenar dhe do të kultivojë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Veseli në Facebook./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat