Hoti: Qeveria e Kosovës e përkushtuar të ndihmoj zhvillimin e biznesit në vend

Aktuale

Hoti: Qeveria e Kosovës e përkushtuar të ndihmoj zhvillimin e biznesit në vend

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 18:00
Hoti

Ministri i Financave, Avdullah Hoti i shoqëruar nga Drejtori i përgjithshëm i KIESA-s, Besian Mustafa, sot vizitoi Panairin “Gratë në Biznes”, i cili po mbahet në qytetin e Prishtinës.

Gjatë kësaj vizite ai u njoftua nga gratë pjesëmarrëse në këtë panair,  për punën e grave të cilat merren me biznes në Kosovë, për  vështirësie  me të cilat përballen ato për të plasuar  prodhimet e tyre jo vetëm në tregun e Kosovës por edhe jashtë vendit.

Në një njoftim për media thuhet se ministri Hoti i njoftoi përfaqësuesit e bizneseve pjesëmarrëse në këtë panair për ndryshimet fiskale të cilat janë bërë gjatë vitit të kaluar si dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të ju ardhur në ndihmë që prodhimet  vendore të kenë një trajtim të veçantë jo vetëm në Kosovë por edhe në tregun e jashtëm.

Ministri Hoti i shoqëruar nga drejtori i ATK-së Sakip Imeri sot vizitoi edhe Komunën e Ferizajt ku u takua me kryetarin e kësaj komune Muharrem Sfarqa ku edhe u njoftua nga Kryetari  Sfarqa për zhvillimet ekonomike, të arriturat në inkasimin e borxheve të akumuluara vite më parë si dhe për projektet zhvillimore dhe financiare të kësaj komune.

Me këtë rast Ministri Hoti tha se Komuna e Ferizajt është shembull për të mirë edhe për komunat tjera në Kosovë se si duhet të përkrahet biznesi nga udhëheqësit komunalë  dhe po ashtu ai shprehi përkrahjen e tij për kryetarin  Sfarqa  për realizimin e projekteve kapitale të kësaj komune  të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e qytetarëve në këtë Komunë.

Gjatë qëndrimit të ministrit Hoti në  Ferizaj së bashku me Kryetarin e kësaj Komune Muharrem Sfarqa dhe drejtorin e ATK-së Sakip Imeri vizituan edhe disa kompani ku u njoftuan nga afër për prodhimet e tyre,  tregun e punës së tyre si dhe plasimin  e prodhimeve të tyre jashtë Kosovës.

Me këtë rast  ministri Hoti edhe njëherë shprehu përkrahjen e Qeverisë së Kosovës dhe përkushtimin e saj që të krijojë kushte sa më të mira për bizneset në vend  si mjeti më i mirë për zhvillimin ekonomik të Kosovë.

Po ashtu Ministri Avdullah Hoti i shoqëruar nga drejtori i ATK-së Sakip Imeri sot vizituan edhe Regjionin e ATK-së Ferizaj ku u pritën nga menaxheri i këtij regjioni Avdi Jakupi nga i cili edhe u njoftuan për zhvillimet në ATK në Regjionin i Ferizajt, ku sipas të cilit ATK në Ferizaj po shënon suksese të njëpasnjëshme  e sidomos në qasjen e re atë të edukimit të tatimpaguesve për njohjen e legjislacionit tatimorë të Kosovës ku ky edukim po ndikon pozitivisht edhe në të hyrat tatimore.

Gjithashtu ministri Hoti kërkoi nga të pranishmit që të punohet edhe në fushën e fiskalizimit si  mjeti më i mirë për të luftuar ekonominë joformale në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat