Ja sa çifte u kurorëzuan gjatë vitit 2015 në Kosovë

Aktuale

Ja sa çifte u kurorëzuan gjatë vitit 2015 në Kosovë

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 20:01
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë për vitin 2015.

Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2015 janë kurorëzuar 16 274 qifte-bashkëshortore.

Femrat e kurorëzuara me përkatësi etnike shqiptare janë 92.8%, kurse meshkuj të kurorëzuar me përkatësi etnike shqiptare janë 95.7%.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se femra të kurorëzuara me përkatësi etnike serbe janë 0.8%, kurse meshkuj të kurorëzuar me përkatësi etnike serbe janë 0.8%.

Femra të kurorëzuara të përkatësisë etnike turke janë 0.4%, kurse meshkuj të kurorëzuar me përkatësi etnike turke janë 0.5%, ndersa femra të kurorëzuara me përkatësi etnike boshnjake janë 1.4%, kurse meshkuj të kurorëzuar me përkatësi etnike boshnjake janë 1.3%.

Femra të kurorëzuara me përkatësi etnike romë, ashkali dhe egjiptian janë 1.2%, kurse meshkuj të kurorëzuar me përkatësi etnike romë, ashkali dhe egjiptian janë 1.1%; ndërkaq, femra me përkatësi tjetër etnike janë 3.4% dhe meshkuj 0.5%.

Mosha mesatare e të martuarve ishte 29.5 vjeçare. Prej tyre, mosha mesatare e meshkujve ishte 31.2 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave 27.7 vjeçare.

Komuna e Prishtinës zë vendin e parë në Kosovë me 1 403 kurorëzime ose 8.0%, pastaj vjen Prizreni 1 325 ose 7.6%, ndërsa në vendin e tretë gjendet Podujeva me 1 206 ose 6.9% kurorëzime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat