Edhe një herë procedohet projektligji për kredinë austriake për shëndetësi

Aktuale

Edhe një herë procedohet projektligji për kredinë austriake për shëndetësi

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 13:49
Komisioni për shëndetësi i parlamentit të Kosovës

Komisioni për shëndetësi i parlamentit të Kosovës e ka proceduar për në seancë plenare Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG për financimin e projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kjo është bërë vetëm pasiqë ka marrë garanci komisioni edhe nga ministri i Financave, Avdullah Hoti se rritja e kredisë për 500 mijë euro e që do të financohet nga shteti i Kosovës nuk do të keqpërdoret siç kanë dyshuar kryesisht deputetët e PDK-së.

Kryetarja e këtij komisioni , Flora Brovina ka thënë se do të ketë një monitorim të rreptë për këto para nga ana e komisionit dhe në këtë mënyrë ka rekomanduar miratimin e projektligjit në seancë plenare.

Këtij projektligji përkrahje do t`i jap edhe Lëvizja Vetëvendosje, vetëm se ata kanë kërkuar llogari për investimet e deritanishme në kardiokirurgjinë invazive, që kapin shifrën prej afro 7 milionë euro dhe që tre javë aparatura është jashtë funksionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat