Dhurata Hoxha fillon kompletimin e kabinetit të saj, emëron dy këshilltarë

Aktuale

Dhurata Hoxha fillon kompletimin e kabinetit të saj, emëron dy këshilltarë

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 16:01
Dhurata Hoxha

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka filluar kompletimin e stafit të kabinetit të saj politik.

“Deri më tani, Ministrja Hoxha ka emëruar dy këshilltarë. Në pozitën Shef i Kabinetit, Këshilltare është emëruar Arizona Bërdynaj, e cila ka të përfunduar studimet në lëmin e menaxhmentit dhe informatikës. Ajo ka përvojë mbi 15 vjeçare në qeverisje dhe menaxhim, si në sektorin publik po ashtu dhe në atë privat.
Në pozitën e këshilltarit politik, deri tani është emëruar Edmir Sejdiu, i cili është në përfundim të studimeve post-diplomike në fushën e Integrimeve Evropiane dhe Administratës Publike. Sejdiu ka përvojë mbi gjashtë vjeçare në sektorin e shoqërisë civile dhe në fushën e arsimit, ndërsa Mrikë Karaqi është e angazhuar si asistente ekzekutive”, thuhet në njoftimin për media.

Gjatë ditëve në vijim, ministrja Hoxha do të emërojë edhe këshilltarët tjerë të Kabinetit, duke qenë e përkushtuar për fuqizimin e shtetit ligjor, transparencës dhe llogaridhënies.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat