Arbitrazhi detyron qeverinë e Kosovës t'i paguaj faturat e Natali Velija

Aktuale

Arbitrazhi detyron qeverinë e Kosovës t'i paguaj faturat e Natali Velija

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 17:28
Natali Velija

Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) kanë dal me një qëndrim zyrtarë rreth humbjes së Republikës së Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit në Paris, ndaj kompanisë austriake Österreichische Staatsdruckerei (OeSD). Sipas tyre, në bazë të vendimit të arbitrazhit, MPB detyrohet që kompanisë austriake t’i paguajë afër 5 milion euro, duke përfshirë këtu edhe 1.4 milion euro që kishte marrë Natali Velija si përfaqësuese e kompanisë austriake në Kosovë.

Gazmend Nushi, avokati që përfaqëson MPB-në, tha se vendimi në kuptimin e procedurës së arbitrazhit nuk mund të ankimohet në ndonjë instancë më të lartë. Por nisur nga konventa e New York-ut, MPB do ta nis procedurën për anulimin e këtij vendimi. Po ashtu duhet pritur edhe inicimin e procedurës për njohjen e këtij vendimi.  Fjalën përfundimtare do ta jep gjykata kompetente vendore. Afati 14 ditor është keqkuptuar nga media sepse ky vendim, i tillë çfarë është për momentin, i nënshtrohet njohjes së instancave vendore të gjykatave në Kosovë.  

Nushi: Vendimi i arbitrazhit duhet të njihet nga gjykatat vendore

Ky vendim i arbitrazhit në kuptimin e procedurës së arbitrazhit do të thotë nuk është i aplikueshëm. Nuk mund të ankimohet në ndonjë fazë apo në ndonjë instancë më të lartë të arbitrazhit. Por nisur nga konventa e New York-ut, ministria e Punëve të Brendshme do ta nisë procedurën së pari për anulimin e këtij vendimi…po ashtu duhet pritur inicimin e procedurës nga ana e kompanisë austriake për njohjen dhe ekzekutimin e këtij vendimi dhe instancave gjyqësore në Kosovë. Edhe ajo është një fazë e procesit e veçantë e cila do të zhvillohet nga gjykatat vendore. Fjalën përfundimtare se a do të ekzekutohet ky vendim apo nuk do të ekzekutohet do ta jep gjykata kompetente vendore”, tha Nushi.  

Ai po ashtu ka treguar edhe shumën e kompensimit që shteti duhet t’i paguaj kompensimin kompanisë austriake, duke përfshirë këtu edhe mjetet që nuk i kishte paguar përfaqësuesja e austriakëve kompania Consulting EU, me pronare shtetase gjermane Natali Velija. 

Nushi: Vlera e përgjithshme e kompensimit është 4 milion e 996 mijë euro

“Së pari Kosova është detyrua me ja kompensuar, nuk është dënuar në këtë rast, sepse arbitrazhi nuk dënon por e detyron për me kompenzu palën tjetër  në vlerë të përgjithshme të borxhit kryesor prej 4 milion e 996 mijë euro. Prej kësaj shume një pjesë shkon në kompozimin e fitimit të humbur për shkak të ndërprerjes së kontratës të më hershme nga ana e ministrisë dhe pjesa tjetër shkon në emër të pagesë së faktuarve të cilat arbitrazhi  i quan të pa paguara e të cilat në fakt kanë qenë të gjitha të paguara , por të paguara tek i autorizuari i kompanisë austriake sipas autorizimeve të cilat vet kjo kompani kishte dhënë. Konkretisht kompanisë e cila njihet në publik si kompania e Natali Velija“, tha Nushi.

Ndërsa sekretari i MPB-së, Dardan Gashi, tha se vendimi i arbitrazhit ka ndikuar në kredibilitetin e Qeverisë.

Gashi: MPB duhet ti paguaj edhe 1.4 milion eurot që Natali nuk i pagoi

“Vendimi i arbitrazhit në një formë ndikon edhe në kredibilitetin e ministrisë së Punëve të Brendshme dhe rrjedhimisht kredibilitetin e Qeverisë së Kosovës. Deri më tani ajo që dimë ne me vendimin e arbitrazhit, parat e humbura kërkohen nga ministria e Brendshme dhe këtu janë çështjet kontestuese të cilat ne i konsiderojmë kontestuese, e që i bie nëse Natalija Velija ka mashtruar me 1 milion e 400 mijë euro Ministrinë e Punëve të Brendshme po edhe kompaninë austriake, tashmë arbitrazhi në një gjuhë tjetër ka thënë se ato 1 milion e 400 mijë euro që kompania austriake nuk i ka marrë prej përfaqësuesit të saj duhet të ja kompensoni ju si Ministri e Brendshme. Kjo është pak a shumë ajo që e kuptojmë ne deri më sot “, tha Gashi.

Përndryshe, MPB pretendonte se një milion e katërqind mijë euro ia kishte dhënë sipas autorizimit të kompanisë austriake, Natali Veliajt, kurse OeSD pretendonte se ato para nuk i kishte marrë dhe nuk kishte autorizuar askënd për këtë çështje. Paratë u “avulluan diku gjatë rrugës, ndërkohë që MPB dhe kompania austriake e prodhimit të pasaportave, OeSD, nuk kishin gjetur marrëveshje për 1.4 milion eurot e humbura në verën e vitit 2012.

Lidhur me zhdukjen e 1.4 milion eurove, shtetasja gjermane, Natali Veliaj, është dënuar nga drejtësia vendore. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat