Ministrja Hoxha zotohet për bashkëpunim me burgjet e Kosovës

Aktuale

Ministrja Hoxha zotohet për bashkëpunim me burgjet e Kosovës

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 18:13
Pamje nga takimi

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim drejtorët e Burgjeve. 

"Ky takim ishte në funksion të informimit të ministres Hoxha rreth gjendjes së sigurisë dhe çështjet e lidhura me këto institucione", thuhet në njoftimin e MD'së.

Gjendja e përgjithshme si nga niveli i sigurisë, incidenteve, organizimit, komunikimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional u vlerësua shumë e mirë, thekson kjo ministri në kumtesën për media. 

Më tej, bëhet e ditur se Ministrja Hoxha çmoi lart angazhimin e deritashëm dhe theksoi se ky trend i përkushtimit dhe bashkëpunimit të vazhdojë edhe më tutje.

"Ministrja Hoxha, u zotua për vazhdimin dhe fuqizimin e këtij bashkëpunimi duke ofruar përkrahje dhe mbështetje me qëllim të mirëfunksionimit, ngritjen e sigurisë dhe kushteve sa më të mira në burgje", përfundon njoftimi. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat