ISIS po trajnon fëmijët për t’u bërë gjenerata e ardhshme e terroristëve

Aktuale

ISIS po trajnon fëmijët për t’u bërë gjenerata e ardhshme e terroristëve

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 09:59
Fëmijët e luftëtarëve të huaj

Fëmijët e luftëtarëve të huaj që i janë bashkuar luftës në Siri dhe Irak përkrah grupit terrorist “Shteti Islamik”, janë duke u trajnuar për t’u bërë gjenerata e ardhshme e terroristëve, ka bërë të ditur agjencia e zbatimit të ligjit në Evropë.

Grupi reklamon përdorimin e fëmijëve si luftëtarë të ISIS-it dhe si kamikazë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet një fëmijë britanik katër vjeçar në rolin e ekzekutuesit.

Sipas kësaj agjencie është shqetësues fakti që numri i djemve të rinj, të detyruar për t’iu bashkuar ISIS-it,  është duke u rritur.

Në raportin vjetor të Europolit, mbi terrorizmin në Bashkimin Evropian, është ngritur si shqetësim i veçantë për fëmijët që janë nën sundimin e grupeve terroriste.

“Në propagandën e tyre, ISIS ka treguar shpesh se ata trajnojnë të rinjtë, që ata të bëhen gjenerata e ardhshme e terroristëve, të cilët përbëjnë kërcënim për vendet nga vijnë”, thuhet në raportin e Europolit.

Më shumë se 50 fëmijë nga Britania e Madhe janë duke jetuar përkrah grupeve terroriste, ku ka rreth 31 mijë gra shtatzëna.

Bazuar në raporte të ndryshme, të paktën 89 fëmijë e kanë gjetur vdekjen vetëm këtë vit, duke luftuar përkrah ISIS-it në Siri dhe Irak.

Europol vlerëson se më shumë se 5 mijë qytetarë evropianë kanë udhëtuar për në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak, kryesisht për t’iu bashkuar ISIS-it, por së fundmi me rritjen e masave kundër terrorizmit dhe sulmeve ajrore është zvogëluar numri i qytetarëve evropian që udhëtojnë për në këto vende.

Sipas tyre, terroristët janë duke shfrytëzuar krizën e emigrantëve në Evropë, ku po e fshehin vetën në mesin e tyre, duke përdorur dokumente të rreme, që sipas tyre përbëjnë një rrezik real dhe të pashmangshëm.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat