Drejtori i Njësisë Speciale: Po organizohen manifestime pa vlerësim të nivelit të sigurisë

Aktuale

Drejtori i Njësisë Speciale: Po organizohen manifestime pa vlerësim të nivelit të sigurisë

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 12:24
Amir Gerguri

Drejtori i Njësisë Speciale në Policinë e Kosovës, Amir Gerguri ka reaguar pas tollovisë së mbrëmshme në festivalin e birrës, në Kryeqytet, ku pati të shtëna me armë.

Ai ka thënë se manifestime të tilla po bëhen pa e vlerësuar fare nivelin e sigurisë dhe pa konsultim paraprak me organet e rendit.

Ai ka kërkuar nga prindërit të kenë kujdes për fëmijët e tyre derisa ka thënë se vetëdija e qytetarëve për kujdes duhet të rritet për të parandaluar një aksident trafiku apo sulmi terrorist.

“Vetëdija e qytetarit ngritet me kujdes,arsimim, edukim,bashkëpunim,komunikim,besim,me qëllim të parandalohet e keqja qoftë të një aksidenti trafiku apo edhe akti terrorist! Diçka që po ndodhë sot në Belgjikë, Francë,Gjermani, Turqi,mund të ndodhë nesër edhe ne Kosovë! Prandaj qytetari i Republikës së Kosovës duhet të zgjohet dhe të sjellet si të gjithë qytetaren në Izrael,në Angli apo ne shtetet tjera funksionale...”, ka shkruar Gerguri, në profilin e tij në FB.

Reagimi i plotë i tij

A jemi të vetëdijshëm si popull për kohën që po kalojmë, në aspektin e sigurisë?

Policia edhe disa agjencione tjera po mumdohen të ofrojnë siguri.

Shumë institucione në pushime verore...

E qytetarët...?

Me manifestime të parëndësishme familjare, si dasma e syneti!

Edhe disa individ dhe grupe për interesa materiale po organizojnë manifestime pa vlerësuar nivelin e rrezikut fare!!

Cili është roli I FAMILJES në këtë kohë?

A e dinë prindërit ku shkojnë fëmijët e vet kur dalin nga shtëpia?

A ka komunikim prind-fëmijë?

A flitet në familjen kosovare për kërcënimet globale aktuale?

A ka ende edukim të mirëfilltë në familjen kosovare?

Është koha e fundin (janë ndezë dritat e kuqe) kur secili qytetarë duhet të jetë i kujdeshëm për sigurinë përsonale, në familje, në shkollë, në punë, në rrugë sidomos dhe gjithandej ku mund të ketë nevojë të shkojë...

Vetëdija e qytetarit ngritet me kujdes,arsimim, edukim,bashkëpunim,komunikim,besim,me qëllim të parandalohet e keqja qoftë të një aksidenti trafiku apo edhe akti terrorist!

Diçka që po ndodhë sot në Belgjikë, Francë,Gjermani, Turqi,mund të ndodhë nesër edhe ne Kosovë!

Prandaj qytetari i Republikës së Kosovës duhet të zgjohet dhe të sjellet si të gjithë qytetaren në Izrael,në Angli apo ne shtetet tjera funksionale...

Zoti na ndihmoftë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat