Visar Ymeri: Thaçi ka interes personal që demarkacioni të ratifikohet

Aktuale

Visar Ymeri: Thaçi ka interes personal që demarkacioni të ratifikohet

Më: 4 gusht 2016 Në ora: 21:49
Visar Ymeri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se tashmë është dëshmua nga debatet që kemi pasur edhe në publik edhe nga ekspert se marrëveshja e shënjimit të kufirit me Malin e Zi e dëmton vendin për afro 8000 hektarë, ka thënë Ymeri.

Kjo marrëveshje është një tradhti. Ata që janë të thirrur për ta mbrojt territorin po e dëmtojnë atë.

“Të gjithë ekspertët që kanë trajtuar këtë problem kanë gjetur lëshime të mëdha.”

“Kurse termi tradhtar iu dedikohet atyre që e kanë nënshkruar këtë marrëveshje, ku tash po provohet të kontrabandohet.”

“Thaçi ka interes personal që kjo çështje të kalojë,”

“Janë një grup ekspertësh, përfshirë edhe Enver Hasanin, argumentet e të cilëve janë të bazuar në fakte shkencore.”

“Këtu ka një insistim nga Hashim Thaçi që ta mbrojë personin e tij, përfshirë edhe Isa Mustafën dhe pas tyre Kadri Veseli, i cili po e luan lojën, shpesh herë duke qëndruar edhe neutral.”

“Tashmë është e faktuar se Kosova ka humbur mbi 8000 mijë hektarë tokë.”

“Lëvizja Vetëvendosje e ka dëshmuar se qëndron konsistente në vendimet e saj”, ka thënë Ymeri.

“Ne angazhohemi që ta mbrojmë Republikën edhe nëse dëmtohemi si subjekt. Këtu ne dallojmë me partitë tjera.”

“Ne jemi subjekti i parë politik që kemi ngritur si çështje problemin e demarkacioni që nga viti 2009.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat