Rrjeti i OJQ-ve AVONET, shpreh shqetësim për sulmim e mbrëmshëm në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Përmes një reagimi për media, ky rrjet thotë se në vazhdimësi është duke përcjellur zhvillimet që po ndodhin në Kuvendin e Kosovës duke reaguar njëkohësisht e paralajmëruar që sjellje të tilla na dërgojnë drejt një konflikti civil.
“AVONET konsideron se sulmi i tillë është një sulm i papranueshëm, sulm ndaj një rendi demokratik dhe shteti ligjor. Këto veprime ulin imazhin e shtetit dhe institucioneve duke humbur mundësin e përqendrimit të qytetarëve evropian, të atyre amerikan, sidhe të qytetarëve tjerë nga e tërë bota për bukuritë e shumta natyrore që ka Kosova.
Këto sulme po ashtu rrisin pasigurinë dhe fusin vendin tonë në statistikat ndërkombëtare si vend i sulmeve dhe ì pasigurisë, duke e vështirësuar edhe procesin e liberalizimit te vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare”, thuhet në reagim.
AVONET i inkurajon autoritete kompetente që të sjellin para drejtësisë ata që prishin rendin dhe qetësinë publike dhe njëherit e cenojnë sigurinë publike.