Shifra tmerruese: 70.000 prostituta shqiptare sot merren me “zejën” e seksit në Evropë?!

Aktuale

Shifra tmerruese: 70.000 prostituta shqiptare sot merren me “zejën” e seksit në Evropë?!

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 19:10
ilustrim

Më shumë se 140.000 viktima te trafikut të seksit qe sot janë  në Evropë, rreth një e treta vijnë nga Ballkani, thuhet ne raportin e OKB-së (“There may be as many as 140,000 sex-trafficking victims in Europe and around a third come from the Balkans, according to a UN report“) Raportet nga institucionet botërore si nga Organizata Boterte për Migracion (IOM) apo te tjera japin shifra tmerruese  dhe rrëqethëse për prostitutat shqiptare, numri i te cilave sot sillet  mbi 70.000 në Evropë, dmth po aq banore sa ka sot Lugina e Preshevës ?!, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke sjellë te dhëna dhe shifra shqetësuese.

Më shumë se 300.000 gra nga vendet e Ballkanit kane hyre ne Evropën Perëndimore që nga viti 1990 nëpërmjet bandave dhe  rrjeteve shqiptare. Sipas vëzhguesve ndërkombëtar nga Gjeopolitika dhe Observatori i Crimeve (Observatoire Geopolitique et Criminalite-OGC)  thuhet se mijëra femra shqiptare nga Kosova e Shqipëria kane pushtuar vendet e BE-së për  t’u marrur me prostitucion, pas te cilave qëndrojnë banda dhe  institucione, madje edhe liderë te partive. Së fundi, sipas raportuesit  Dominique Souchet në Asamblenë  britanike, pohon se  bandat shqiptare kontrollojnë rreth 75% të prostitucionit në Soho të Londrës.

Kur shteti kriminal (papunësia dhe i zhytur ne korrupsion) i fut femrat shqiptare ne kriminalitet, ne “zejen”  seksit në baret dhe rrugët evropiane  

Ditëve te fundit ne  Gazetat e Romes kemi hasur ne tituj te tmerrshëm për prostitutat shqiptare si: “Një prostitutë shqiptare ka braktisur foshnjën e saj duke e lanë në lavamanin e tualetit në një fast-food në Itali. Itali, prostituta shqiptare grabitet nga klienti. I merr 30 euro dhe largohet pa doke pa shenjë..”

Pervec atyre 20 mije femrave shqiptare, prostituta në Ballkan (Shqiperi, Kosove, Bullgari, Turqi, Presheve e Tetovë..)  mbi 50 mijë vajza femra tjera shqiptare, kryesisht te reja, madje edhe te mitura, sot merren me “zejen” e prostitucionit  në baret dhe rrugët e Evropës. Psh, në Itali, 10 % nga 120 mije prostituta janë shqiptare, ka shkruar shtypi italian. Pjesa dërmuese e këtyre prostitutave sipas gazetave botërore kane ikur nga vendi i pa perspektivë, sipas të cilave vendi i tyre është i pa ardhmëri,  me je papunësi te madhe dhe i zhytur ne  korrupsion

“Një prostitutë shqiptare ka braktisur foshnjën e saj duke e lanë në lavamanin e tualetit në një fast-food në Itali.”:  “Autoritetet italiane kanë nisur hetimet, për të zbuluar identitetin gruas, e cila braktisi foshnjën e saj të porsalindur, në tualetin e McDonald’s në Romë,  ” kane  shkuar gazetat italiane. Ato sot ne rrugët e kësaj Evrope te famshme me emrin vetme me dy germa: BE për dhjetë minuta seksi merr jo më shumë se 50 € (“Ten minutes of sex costs no more than €50.“)

Këto gazeta kane shkruar: Pasi u përdhunuar nga vëllai i saj në moshën 13, ajo u largua dhe u detyrua të punonte si prostitutë, për herë të parë në Tiranë dhe më pas në Kosovë. (“After being raped by her brother at the age of 13, she ran away and was forced to work as a prostitute, first in Tirana and later in Kosovo.“)

Zona e quajtur  Place de I’Yser në Bruksel konsiderohen si një shesh e punëtoreve të seksit nga femrat shqiptare. Territori i tyre është vetëm disa kilometra nga sheshi qendror të qytetit, Grand Place, ku mijëra turistë dynden çdo ditë madje edhe nga institucionet e BE-së. (“The area around the Place de I’Yser in Brussels is the Albanian sex workers’ patch. Their territory is just a couple of kilometres from the city’s central square, the Grand Place, where thousands of tourists flock every day, and from the EU institutions…”) kanë raportuar organizata ndërkombëtare, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat