Ende nuk ka vlerësim të dëmeve pas sulmit me zollë ndaj Kuvendit

Aktuale

Ende nuk ka vlerësim të dëmeve pas sulmit me zollë ndaj Kuvendit

Më: 6 gusht 2016 Në ora: 20:39
Sulmi në Kuvendin e Kosovës

Ndonëse kanë kaluar dy ditë qëkur Kuvendi i Kosovës është sulmuar me zollë, Kuvendi ende nuk e ka formuar komisionin për vlerësimin dhe regjistrimin e dëmeve të shkaktuara nga ky sulm.

Kjo për faktin se Policia e Kosovës ende nuk ka përfunduar fazën e regjistrimit dhe incizimin e vendit të ngjarjes.

Edhe gjatë ditës së shtunë Policia ka vazhduar hetimin e vendit të ngjarjes për të kuptuar  detaje të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.

E komisioni i Kuvendit për vlerësim të dëmeve mendohet të  formohet tek javën që po vjen, kur edhe pritet që Policia t’i kryejë procedurat hetimore në vendin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat