Thaçi: Ahmetit i ofrova ndihmën e institucioneve të Kosovës

Aktuale

Thaçi: Ahmetit i ofrova ndihmën e institucioneve të Kosovës

Nga: H.O. Më: 7 gusht 2016 Në ora: 20:38
Hashim Thaçi dhe Ali Ahmeti-pamje arkiv

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit për viktimat në vërshimet e Shkupit.

Thaçi thotë se Ahmetit i ka ofruar mbështetjen e institucioneve të Kosovës, në këto ditë të vështira.

Postimi i plotë:

Për ngjarjet tragjike në Maqedoni, sapo bisedova me mikun tim, Ali Ahmetin, të cilin e ngushëllova për viktimat që humbën jetën në fshatrat e Shkupit.

Kjo fatkeqësi natyrore ishte e egër për shumë familje shqiptare dhe për t’i mbështetur në këtë gjendje të jashtëzakonshme, edhe Aliut i shpreha gatishmërinë e institucioneve të Kosovës që t’i ndihmojnë popullsinë dhe ekipet e menaxhimit të krizave me çfarëdo që është e nevojshme. HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat