PDK-ja unanimisht pro marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e zi

Aktuale

PDK-ja unanimisht pro marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e zi

Nga: M.L Më: 10 gusht 2016 Në ora: 15:52
Ilustrim

PDK përkrah unanimisht ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Ky lajm u bë i ditur me anë të një komunikate për medie të lëshuar nga ky subjekt politik.

“Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot të udhëhequr nga kryetari Kadri Veseli, pas diskutimeve konstruktive dhe dëgjimit të të gjitha argumenteve për procesin e shënjimit të vijës kufitare, duke u nisur nga përgjegjësia shtetërore, ka vendosur unanimisht që të përkrah miratimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”, thuhet në Komunikatën e PDK-së.

Sipas PDK-së, “Konsolidimi i shtetit, partneriteti me ShBA-në e BE-në, dhe përshpejtimi i proceseve integruese për qytetarët tanë, është me rëndësi jetike për të ardhmen tonë perëndimore”.

“Shënjimi i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi është një detyrim kushtetues dhe obligim ndërkombëtar që kontribuon drejtpërdrejtë në konsolidimin e sovranitetit, në integritetin territorial dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë”, përfundon Komunikata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat