BE e shqetësuar me kthimin e akteve të dhunës në Kosovë

Aktuale

BE e shqetësuar me kthimin e akteve të dhunës në Kosovë

Më: 11 gusht 2016 Në ora: 10:52
Zyra e BE-së në Kosovë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj pas kthimit të disa akteve të dhunës në Kosovë, siç ishin sulmet ndaj ndërtesave të institucioneve më të larta shtetërore në Prishtinë.

“Zyra e BE-së dhe Përfaqësuesit të Posaçëm është e shqetësuar që sheh kthimin e veprimeve të dhunshme gjatë ditëve të fundit në Prishtinë. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe si e tillë nuk është e pranueshme për Bashimin Evropian", thuhet në deklaratën e lëshuar për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat